Ekzekutivi kosovar përkujton 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

Ekzekutivi i Republikës së Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Në një komunikatë për media, qeveria ka vlerësuar veprën e atdhetarëve dhe intelektualëve që e shndërruan alfabetin e përbashkët të shqipes në themel të unitetit kombëtar dhe përparimit arsimor e kulturor.

Të lidhura

None found

Me respekt të veçantë përmenden Mithat Frashëri, kryetar i Kongresit, Gjergj Fishta, kryetar i Komisionit të Alfabetit, si dhe Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi dhe delegatët e tjerë. Gjithashtu nderohet angazhimi i Sevastie Qiriazit dhe familjes Qiriazi, puna e klubit “Bashkimi” të Manastirit dhe kontributi i shoqërive e klubeve shqiptare që e bënë të mundur këtë arritje historike.

Sipas komunikatës, Kongresi dëshmoi fuqinë e organizimit dhe të dijes në shërbim të lirisë.

Në urimin e Qeverisë së Kosovës theksohet se dallimet u tejkaluan për hir të një qëllimi të përbashkët: që shqiptarët të arsimoheshin, të shkruanin dhe të ndërtonin të ardhmen në gjuhën e tyre. Sipas urimit, përgjegjësia e sotme është vazhdimi i kësaj pune përmes arsimit publik cilësor, mbështetjes për mësuesit, librin dhe shkencën, përmirësimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe kujdesit për gjuhën shqipe nëpër institucione, duke siguruar njëkohësisht mundësi të qëndrueshme për ta mësuar atë në mërgatë. Uniteti i ndërtuar përmes shkronjave, vijon urimi, duhet të thellohet më tej me anë të dijes dhe mundësive të barabarta për çdo brez. Në fund të urimit shprehet: “Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”


Shtuar më 22.11.2026 16:27

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobet