Këngëtarja e njohur Miley Cyrus është martuar me partnerin e saj, muzikantin Maxx Morando, në një ceremoni private të organizuar në Palm Springs të Kalifornisë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ceremonia u zhvillua pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha. Në dasmë morën pjesë familjarë dhe miq të afërt të çiftit, mes tyre nëna e këngëtares, Tish Cyrus, dhe motra e saj, Noah Cyrus.

Miley, 33 vjeçe, dhe Maxx, 28 vjeç, janë lidhur në vitin 2021, ndërsa fejesën e konfirmuan në vitin 2025. Kjo është martesa e dytë për këngëtaren, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth.