“Nuk është dëshira jonë”, presidenti i Bayern zbulon nëse do të ndërhyjnë në merkaton e janarit pas dëmtimit të Kane dhe Olise

22 Nëntor 2026
16:40
Telesport
back button

Bayern Munich mund të detyrohet të rishqyrtojë qëndrimin e tij për merkaton e janarit, pas një goditjeje të dyfishtë në ndeshjen e fundit ndaj Koln, ku mbetën të dëmtuar Harry Kane dhe Michael Olise. Anglezi pritet të mungojë për 3 muaj, ndërsa francezi do të rikthehet më shpejt.

Presidenti Herbert Hainer pranoi se, ndonëse klubi nuk kishte planifikuar shpenzime, humbja e papritur e yjeve kryesorë e ka detyruar gjigantin gjerman të qëndrojë vigjilent ndaj mundësive në treg.

“Fakti është se kjo është një situatë që nuk e prisnim. Kjo duhet thënë qartë. Nuk besoj se do të na duhet të ndërhyjmë sërish gjatë pushimit dimëror, por e shihni se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat. Që nga e premtja, kemi pasur edhe dy dëmtime të tjera. Nëse do të jetë e nevojshme, FC Bayern është gjithmonë në gjendje të reagojë. Por, nuk është dëshira jonë,” tha presidenti i bavarezëve në një intervistë të fundit për Bild.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit