Mbi 25 mijë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, më shumë se 25 mijë persona nga grupet e rrezikuara kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal, teksa afërsisht 77 mijë qytetarë kishin shfaqur interes për t’u imunizuar. Fushata e vaksinimit po zhvillohet pikërisht në periudhën kur vendi ka hyrë zyrtarisht në sezonin e gripit.

Raporti më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se numri i rasteve është rritur me 37,5 për qind brenda një jave, ndërsa gjithsej 609 persona janë prekur nga gripi ose sëmundje të ngjashme me të.

Të lidhura

None found

Sipas këtij raporti, gjatë javës së 46-të për herë të parë në këtë sezon është tejkaluar pragu i aktivitetit jashtësezonal dhe është regjistruar një aktivitet i ulët sezonal i gripit në shkallë vendi. Kjo do të thotë se është arritur pragu epidemiologjik që shënon hyrjen në sezonin e gripit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit paraprak, rastet e raportuara janë 6,7 për qind më të larta, ndërsa në raport me modelin e 16 sezoneve të fundit, rritja arrin në 30,8 për qind.

Me shtimin e rasteve, mjekët e vënë theksin te rëndësia e vaksinimit si një ndër mjetet më efikase për të shmangur ndërlikimet e gripit.

Mjeku Sedat Lumani nënvizon se imunizimi është veçanërisht i nevojshëm për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, që janë më të ekspozuar ndaj formave të rënda të sëmundjes. Ai u shpreh se fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe leonatët, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes, bronkiti kronik, astma apo sëmundjet kardiovaskulare, është mirë të vaksinohen. Shteti ua ofron falas këto vaksina kësaj kategorie, pasi komplikimet te personat që nuk kanë zhvilluar imunitet të mjaftueshëm mund të jenë shumë më serioze.

Të dhënat e deritanishme të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se, deri në mbyllje të raportit, 25.458 persona nga grupet e rrezikuara ishin vaksinuar. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara më 13 nëntor, rreth 77 mijë qytetarë kishin shfaqur interesim për vaksinim.

Procesi është shoqëruar me vonesa në furnizim, ndaj edhe terminet janë çelur në varësi të sasive të vaksinave që ndodhen në dispozicion. Pavarësisht këtyre vështirësive, mjekët theksojnë se vaksinimi vijon të jetë i rëndësishëm për mbrojtjen nga gripi. Ata paralajmërojnë se dezinformimi dhe pasiguria rreth vaksinave mund të ndikojnë te qytetarët që hezitojnë të imunizohen.

Sipas mjekut Sedat Lumani, personat që e kanë marrë vaksinën e kanë parë dobinë e saj dhe janë të interesuar, ndërsa shumë njerëz që komunikojnë përmes mjeteve elektronike, sidomos tani me inteligjencën artificiale, kanë frikë të madhe. Ai sqaroi se këto vaksina janë të miratuara dhe të provuara prej vitesh, madje edhe dekadash, dhe nuk janë produkte të improvizuara brenda një dite.

Vaksinimi kundër gripit sezonal nisi më 21 tetor dhe kryhet në qendrat e shëndetit publik dhe në institucionet e tjera shëndetësore të përcaktuara. Sipas ISHP-së, gjatë javës së kaluar u regjistruan 154 raste të reja, me përqendrim më të lartë në Tetovë dhe Shkup.

Edhe pse aktiviteti i gripit aktualisht konsiderohet i ulët, autoritetet shëndetësore këshillojnë që vaksinimi të bëhet në kohë, veçanërisht për grupet e rrezikuara, si dhe të respektohen masat e përgjithshme parandaluese.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryistanbul escorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobet