Janë zhvilluar këtë të dielë 3 ndeshjet e para të javës së 11 të Kategorisë së Parë ku janë regjistruar rezultate vërtet interesante.
Ajo që spikat është fitorja e parë e Orikut në këtë sezon teksa arriti t’i imponohej Kukësit me rezultatin e ngushtë, një fitore që e ngjit në kuotën e 5 pikëve, por e mban në vendin e fundit të klasifikimit, ndërkohë që Kukësi mbetet me 18 pikë.
Fitore shënoi edhe Korabi. Skuadra dibrane triumfoi në transfertë teksa mundi Sopotin me rezultatin 2-0 duke shënuar nga 1 gol në çdo pjesë. Ishte kjo një fitore që i jep mundësinë Korabit të shkojë në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Sopoti mbetet me 7 pikë.
LEXO EDHE: Tirana ndalet në Vorë, bardheblutë humbasin mundësinë për t’u ngjitur në renditje!
Fitore shënoi edhe Pogradeci për të cilin bëri debutimin e tij në pankinë trajneri Dritan Mehmeti. Skuadra liqenore iu imponua Burrelit në fushën e këtij të fundit duke e mundur me rezultatin 1-0 për të shkuar në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë të klasifikimit.
Java e 11 e Kategorisë së Parë do të mbyllet me 3 ndeshjet e tjera Kastrioti-Besa, Besëlidhja-Ilira dhe Flamurtari Bylis.
LEXO EDHE: Zhegrova shkëlqen në fitoren me ‘poker’ të Juventusit! Feston me shqiponjë me Kolo Muani-n!