Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu: Refuzimi i Veliajt për t’u operuar, alibi për të pretenduar se nuk po merr trajtimin e duhur


Refuzimin e Veliajt për t’u operuar në Spitalin Memorial Fier e ka konfirmuar edhe drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, i cili thekson se kryebashkiaku e ka argumentuar vendimin e tij duke thënë se ‘nuk është gati’. Ai tha se problemi i Veliajt ‘nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore’.
“Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore! Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati!”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Burgut të Fierit, Arben Qalliu.
360grade.al



















