Ligji për sponsorizimet/ Fidel Ylli: Sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur. Bastet? Duhet ligj fleksibël

President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli e cilëson si diçka të jashtëzakonshme ligjin për sponsorizimet në sport.

Në një intervistë për “90 minuta” në ABC News, Ylli u shpreh se sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Sipas tij, sporti shqiptar duhet të ketë të paktën 50 milionë euro që të rrisë standardet.

Lidhur me bastet, Ylli deklaroi se ligji ka dy vite që ka kaluar, por nuk funksionon. Presidenti i KOKSH nënvizoi se duhet bërë një ligj fleksibël dhe të pyeten grupet e interesit.

“Ligji i sponsorizimit është gjë shumë e mirë, sportit shqiptar do i vijnë disa para që nuk i ka pasur kurrë. Tani është bërë një gjë shumë e mirë, është bërë pak a shumë si ligji i Kosovës. Mund të shkojë 3 miliardë. Nuk është e mjaftueshme, por është mirë. Sporti shqiptar, që të ketë disa para, që të rrisë standardet, duhet të ketë 50 milionë euro. Ky projekt ligj i kërkuar personalisht nga unë, që kur kam qenë deputet, kjo që është bërë, të gjithë kanë meritë. Sporti është aset shumë i çmuar që kanë qytetarët shqiptarë. Sporti është një gjë shumë e rëndësishme. Kur bëhet një ligj i mirë, bën si ai që kemi bërë ne ligjet për sportin. Ligji i sponsorizimit është lajm i jashtëzakonshëm. Jemi në kohë të ngremë zërin. Ligji për kompanitë e basteve ka dy vjet që ka kaluar dhe nuk funksionon. Ti ke detyrim që paratë e publikut, ti thuash me transparencë, të bësh ligj fleksibël. Ligji i basteve nuk funksionon, i ikin Shqipërisë miliarda lekë. Dikush do që të mbetet në të zezë. Mendoj se duhet bërë një ligj i mirë. Duhet bërë mirë, duhen pyetur grupet e interesit”, theksoi ai.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri