Prokuroria e Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, e akuzuar për fshehje të ardhurash. Sipas organit të akuzës, pas veprimeve hetimore ka rezultuar se ka dyshime se këngëtarja ka fshehur të ardhurat pas depozitimeve të konsiderueshme "cash" të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara prej tyre, si dhe tërheqje të konsiderueshme "cash" për të cilat nuk ka informacion mbi mënyrën e përdorimit.