Abissnet Superiore në RTSH/ Klaufariç: I kënaqur me lojën, por i mërzitur për pikët!
Java e 12-të e Abissnet Superiore 2026-2027 uli siparin me ndeshjen mes Vorës dhe Tiranës, e cila u mbyll pa gola me dy ekipet, të cilat u kënaqën me nga një pikë secila.
Në përfundim të këtij dueli tekniku i Tiranës, në një ndërhyrje në emisionin “Super Gol” tha se skuadra e tij kishte bërë diçka më shumë se rivalët në fushë dhe për rrjedhojë meritonte të fitonte.
“Vora është një skuadër shumë e mirë dhe është shumë e vështirë të luash përballë tyre. Vendosja taktike e tyre në fushë dhe agresiviteti që tregojnë gjatë të gjithë 90’ e bën këtë ndeshje mjaft të vështirë për t’u interpretuar. Është e vështirë të luash kundër tyre. Luajtëm shumë mirë duke kontrolluar lojën prandaj them se duhet që të merrnim diçka më shumë”, analizoi Dean Klaufariç. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




