Spalletti dorëzohet për Zhegrovën: Ai di të shpikë gjëra të pabesueshme në fushë
Luciano Spalletti nuk i ka kursyer elozhet për Edon Zhegrovën pas fitores së Juventusit ndaj Venezias. Trajneri italian e ka cilësuar futbollistin e Kosovës si një lojtar të jashtëzakonshëm, duke vënë në pah talentin dhe aftësinë e tij për të krijuar momente magjike në fushën e lojës.
“Zhegrova është një futbollist i pabesueshëm. Ndonjëherë bën gjëra që, nëse e pyet se si i realizoi, as vetë nuk di t’i shpjegojë. Ka gjenialitet dhe një këmbë të jashtëzakonshme, që i mundëson të bëjë diferencën”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes.
Tekniku i Juventusit theksoi se anësori nga Kosova është në gjendje të krijojë zgjidhje edhe në momentet kur duket se gjithçka është e mbyllur.
“Kur duket sikur gjithçka është e pamundur, ai del me një shpikje që nuk është shkruar në asnjë tabelë taktike”, shtoi trajneri.
Megjithatë, Spalletti nuk la pa përmendur edhe aspektin ku Zhegrova duhet të përmirësohet, duke kërkuar më shumë vazhdimësi gjatë ndeshjeve.
Sipas tij, talenti i 27-vjeçarit nuk vihet në diskutim, por duhet të shoqërohet me përqendrim dhe kontribut të vazhdueshëm për skuadrën.




