Bota
Dronët godasin kryeqytetin e Sudanit, 4 viktima, në shënjestër edhe objektet e OKB-së
Sulmet me dronë goditën kryeqytetin e Sudanit, Kartumin, dhe zonat përreth këtë të diel, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke dëmtuar një ndërtesë të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Shpërthime u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin midis orës 2 të mëngjesit (00:00 GMT) dhe 4:30 të mëngjesit (02:30 GMT), sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve AFP, ndërsa ushtria u përpoq të kapte dronët.
Koordinatorja e OKB-së në Sudan, Denise Brown, tha të dielën se një nga ndërtesat e saj ishte dëmtuar ndërsa stafi ishte brenda.
Zyra humanitare e OKB-së, e cila koordinon ndihmën emergjente, dënoi rrezikun për personelin e saj në një lagje civile, duke e quajtur atë “të papranueshëm”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




