Politikë

Ilir Meta akuza qeverisë për buxhetin 2027: Mashtrim publik, po fryjnë shifrën e buxhetit duke e llogaritur në euro!

Ilir Meta ka akuzuar sot nga qelia qeverinë Rama për mashtrim me buxhetin e vitit 2027, duke vënë në dyshim shifrën prej 10 miliardë eurosh që mazhoranca e cilëson si “buxhet historik”.

Në një postim në Facebook, Meta thekson se euro ka zbritur në 89 lekë, ndërsa qeveria e ka përllogaritur buxhetin me kursin 96 lekë për euro.

Sipas tij, shifrat e buxhetit duken më të mëdha kur shprehen në euro, por kjo nuk do të thotë se shqiptarët do të kenë më shumë para në xhepat e tyre.

Meta tha se 95% e qytetarëve vazhdojnë të përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese,duke kërkuar përgjegjshmëri për atë që e cilësoi si ‘mashtrim publik’.

LEXO EDHE: “Yuri Kim armike e përbetuar e Shqipërisë dhe në shërbim të Serbisë”, Meta akuzon amerikanët në gjyq dhe mbrohet nga Kryemadhi

Deklarata e Ilir Metës:

“Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është interesante të shohim se me çfarë kursi do të hyjmë në 1 janar 2027, kur nis zbatimi i buxhetit të ri të shtetit. Qeveria i ka bërë “llogaritë” me 96 lekë për 1 euro, ndërkohë që sot euro është 89 lekë. Pra, buxheti nis me një mashtrim në përllogaritje, përpara se të nisë zbatimi. Por mashtrimi i dytë është propaganda me “buxhetin historik” prej 10 miliardë eurosh. Pse kjo shifër është bërë frontline e propagandës, kur buxheti zbatohet në lekë dhe euro sot vlen shumë më pak se në vitin 2013, kur kursi ishte rreth 140 lekë? Një buxhet që duket historik në euro, por që nuk sjell më shumë para për 95% të shqiptarëve, të cilët përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese. Kush do të mbajë përgjegjësi për këto dy mashtrime publike? Pavarësisht anulimit të Samitit të NATO-s, pikiata e euros vazhdon, sepse Samiti i Arubës vijon punimet e veta!” shkroi Meta në rrjetet e tij sociale.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.