E diel, 22 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Stuhia shkatërruese në Brazil, 5 viktima dhe qindra të plagosur, dëme në 8 mijë banesa

Një stuhi e fuqishme ka lënë pas një bilanc tragjik në jug të Brazilit, ku të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 265 të tjerë janë plagosur.

Erërat me shpejtësi deri në 114 km/orë shkatërruan mijëra banesa, rrëzuan pemë e shtylla elektrike dhe detyruan thuajse të gjithë banorët e qytetit Tupanciretã të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, nga 8.600 banesa që ka qyteti, rreth 8.000 pësuan dëmtime të konsiderueshme.

Brenda më pak se një ore, erërat e forta shkulën çatitë e shtëpive, shembën mure, rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike, duke lënë zona të tëra pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Reklamë

Pothuajse të gjithë banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut dhe dëmeve të shkaktuara. Sipas Mbrojtjes Civile të shtetit Rio Grande do Sul, rreth 40 persona u strehuan përkohësisht në qendrat publike të emergjencës.

Qeveria federale e Brazilit shpalli zonën në gjendje fatkeqësie, duke u mundësuar institucioneve shtetërore të mobilizojnë fondet dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar banorët e prekur.

Ndërkohë, rreth 200 ushtarakë janë angazhuar në terren për largimin e rrënojave dhe pastrimin e rrugëve.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.