Një 40-vjeçar u arrestua në Libohovë pasi kanosi se do të vriste me armë zjarri bashkëshorten ndërsa qëlloi dhe në ajër. 40-vjeëçari me precedent të mëparshëm penalë u neutralizua nga ana e uniformave blu pas rreth 2 orë e 30 minuta negociatash. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës, ku 40-vjeçari pas një konflikti që pati me bashkëshorten e tij e kanosi atë me armë zjarri dhe më pas u largua me makinë duke qëlluar në ajër. Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, arma e zjarrit automatike u konstatua me fishekë në folenë e fishekut, si dhe me krehërin me municionin përkatës. Arma dhe krehëri me municion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa rasti iu referua Prokurorisë për veprime të mëtejshme.