Pjesa e dytë e ndeshjes mes Trabzonsporit dhe Eyupsporit ka nisur, me skuadrën vendase që kryeson 1-0. Goli i vetëm deri më tani është shënuar nga Tufan në minutën e pestë, në kuadër të javës së 12-të të Superligës turke.
Megjithëse sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, nuk ka arritur ende të shënojë në këtë sfidë, ai po zhvillon një paraqitje të mirë dhe momentalisht vlerësohet me notën 7.4 sipas “Flashscore”.
Të lidhura
None found
Në minutën e 17-të, shqiptari provoi një goditje të fuqishme nga distanca e konsiderueshme, një “predhë” e vërtetë, por u përball me një ndërhyrje fenomenale të portierit Biglin, i cili i mohoi finalizimin ish-sulmuesit të Tiranës.





