Prokurorët polakë: 3 objektet që fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë ishin raketa ruse Kh-101

22 Nëntor 2026 | 18:29

Prokurorët polakë në një deklaratë të dielën njoftuan se tre objektet që fluturuan në hapësirën ajrore polake të premten ishin raketa ruse Kh-101.

“Gjetjet paraprake nga ekzaminimi i mbeturinave tregojnë se raketat – të cilat fluturuan në hapësirën ajrore polake para se të rrëzoheshin – u prodhuan në tremujorin e katërt të vitit 2026 në objektet në Dubna, distrikti i Moskës, në Rusi,” thanë prokurorët e distriktit në Lublin, pasi u kërkua të shqyrtonin çështjen nga qeveria polake.

Dronët kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke nxitur tensione me aleancën ushtarake perëndimore dhe duke ngjallur frikën se konflikti mund të përhapet.

Deklaratat e mëparshme tregonin se një nga objektet ka të ngjarë të ketë qenë një dron. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte tha shtunën se aleanca do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak.

Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mbahet në Bruksel të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore polake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i inteligjencës amerikane: Putini nuk është miku i SHBA në Ukrainë

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Jay Clayton tha të dielën se presidenti rus Vladimir Putin nuk është mik i Amerikës në Ukrainë. Ky koment...
18:20 | 22/11/2026

Stuhi e fortë në Brazil, 5 viktima dhe 265 të plagosur në Tupancireta

Pesë persona kanë humbur jetën nga stuhia e fortë që shkatërroi qytetin jugor brazilian të Tupanciretës Autoritetet njoftuan se 265 persona të tjerë janë plagosur....
17:22 | 22/11/2026

Trump: E vështirë për mua që të punoj me Chuck Schumer nëse kryeson Senatin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se do të ishte e vështirë për të që të punojë me senatorin Chuck Schumer nëse demokrati...
16:48 | 22/11/2026