‘60% e ekonomisë botërore në një tryezë’/ Gazetari kinez shpjegon rëndësinë e Samitit të APEC në Shenzhen

18:42, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Samiti i APEC dhe rëndësia e tij në ekonominë globale kanë qenë në fokus të një interviste në emisionin “Syri i Botës” në Syri TV, ku gazetari i Redaksisë së Gjuhës Shqipe në Grupin Mediatik të Kinës (CMG), Lin Hualjang, i njohur me emrin shqiptar Burimi, ka shpjeguar rëndësinë e këtij forumi ndërkombëtar.

Në bisedën me moderatoren Dori Daka, gazetari kinez ka treguar se çfarë përfaqëson APEC (Asia-Pacific Economic Cooperation), cilat ekonomi bëjnë pjesë në të dhe përse ky forum ka një peshë kaq të madhe në bashkëpunimin ekonomik botëror.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua zgjedhjes së Shenzhenit si qyteti pritës i takimit të këtij viti. I njohur si një prej qendrave më të rëndësishme të teknologjisë dhe inovacionit në Kinë, Shenzheni përfaqëson transformimin e jashtëzakonshëm ekonomik të vendit.

Burimi shpjegoi edhe historinë e këtij qyteti, lidhjen e tij me Hong-Kongun dhe arsyet pse ai është një simbol i zhvillimit ekonomik kinez.

Daka: Për çfarë takimi shumë të rëndësishëm bëhet fjalë? APEC është një organizatë e madhe, çfarë përfshihet në të dhe pse u zgjodh Shenzheni si qytet organizator dhe ndonjë kuriozitet interesant me këtë qytet që është shumë i zhvilluar.

Burimi: APEC u krijua në vitin 1989 në Australi. Sot ai ka një ekonomi të rajonit të Azi-Paqësorit, si Kina, SHBA, Kandaja, Zelanda e Re, Kili, Peru dhe shumë vende të tjera. Për të kuptuar rëndësinë e tij mjafton një shifër pasi këto ekonomi përfaqësojnë rreth 60% të ekonomisë botërore. Ndryshe nga BE, APEC ngjan më shumë se Grupi i 20-tës, nuk synon një bashkim politik por është më shuëm se një forum ku ekonomitë bashkëpunojmë në një rrugë vullnetare.

Takimi i këtij viti në Shenzen është takimi i 33-të i udhëheqëzve të APEC. Vitin tjetër takimi do të zhvillohet në Vjetnam dhe në vitin 2028 do të zhvillohet në Meksikë. Zgjedhja e Shenzhenit është interesante pasi Shenzheni është një qytetet shumë i rëndësishëm në historinë e Kinës. Ky është një ndër zonat e para të posaçme ekonomike të Kinës dhe ky qytet gjendet shumë afër Hong-Kongut dhe është një nga qëndrat më të rëndësishme të teknologjisë në Kinë.

APEC është një sistem për bashkëpunimet ekonomike dhe Shenzeni është një qytet i ri për ekonomi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco