Raundi i tretë i bisedimeve Netanyahu-Eisenkot mbyllet pa marrëveshje, Otzma Yehudit mbetet pengesa kryesore

Përpjekjet për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar në Izrael përfunduan pa marrëveshje. Grupi negociator i Gadi Eisenkot këmbëngul që partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit të mbetet jashtë çdo koalicioni të ardhshëm.

Në Izrael, përfaqësuesit e Gadi Eisenkot dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar. Takimi i dytë i ekipeve negociatore zgjati afërsisht katër orë, por edhe pse diskutimet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje e prekshme.

Të lidhura

None found

Mediat izraelite raportojnë se në tryezën e bisedimeve u vunë disa tema kyçe politike, si reforma në drejtësi, rekrutimi i detyrueshëm ushtarak për hebrenjtë ultraortodoksë dhe krijimi i një komisioni hetimor shtetëror lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Pavarësisht diskutimeve, asnjë nga këto çështje nuk gjeti dakordësi. Sfida më e madhe në negociata mbetet kërkesa e ekipit të partisë Yashar, që udhëhiqet nga Eisenkot. Sipas televizionit izraelit Channel 12, përfaqësuesit e tij kërkojnë që partia e ekstremit të djathtë Otzma Yehudit, e njohur edhe si Fuqia Hebraike dhe e drejtuar nga Itamar Ben-Gvir, të lihet jashtë çdo qeverie të ardhshme të unitetit kombëtar.

Nga ana tjetër, Likud, partia e Benjamin Netanyahut, deri tani nuk ka dhënë asnjë angazhim për të përmbushur këtë kërkesë.

Një pikë tjetër delikate ka të bëjë me atë se kush do ta drejtojë qeverinë e re. Sipas mediave izraelite, në takimin e fundit nuk u vu në diskutim opsioni i një rotacioni në krye të qeverisë midis Eisenkot dhe Netanyahut.

Të paktën për momentin, Eisenkot e kundërshton një rotacion të tillë dhe synon që posti i kryeministrit t’i besohet vetëm atij në një qeveri të ardhshme të unitetit kombëtar. Pas përfundimit të takimit, të dyja palët bënë të ditur se do të vazhdojnë diskutimet për çështjet e hapura, por ende nuk është caktuar data e seancës së radhës.

Ngelet e paqartë nëse palët do të mund t’i tejkalojnë përplasjet politike, sidomos kërkesën për të lënë jashtë partinë e Ben-Gvir, e cila duket se është një nga pengesat më të mëdha drejt arritjes së marrëveshjes.


Shtuar më 22.11.2026 18:56

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş