Qytetarët janë përballur sërish me ndërhyrjen e policisë, e cila nuk i ka lejuar të qëndrojnë në protestë paqësore përpara Kryeministrisë.
Protestuesit po qëndronin në trotuar, pranë godinës së qeverisë, kur efektivët iu afruan dhe i larguan me forcë nga aty.
Të irrituar nga ndërhyrja, qytetarët kundërshtuan veprimet e policisë, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyen e largimit të tyre, edhe pse po qëndronin në trotuar.
Sipas protestuesve, policia nuk i lejon të zhvillojnë protestën në Bulevard, por tashmë po i largon edhe nga trotuari përpara Kryeministrisë, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur qëndrimin e tyre.
Shfaq Komentet (0)






