Plagosje me thikë në Korçë

Plagosje me thikë në Korçë

19:30, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një plagosje me thikë është regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, ku një person ka mbetur i dëmtuar pas një konflikti.

Sipas burimeve për SYRI-n, i plagosuri ka marrë tre plagë në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, si dhe identiteti i personit të përfshirë në plagosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco