SYRI TV/ Rritet numri i divorceve në Gjirokastër, Çiço: Dhuna dhe ekonomia, shkaqe kryesore për divorc

19:01, 22/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vështirësitë ekonomike, papunësia apo dhuna mes  partnerëve janë ndër faktorët kryesor në dosjet e divorceve në Gjykatën e Gjirokastrës. Sipas avokatit Medion Çiço një shkak i ri që është shtuar te ndarja e çifteve janë edhe rrjetet sociale dhe jeta false që shfaqet aty. Ndërkohë mosha që është prekur nga zgjidhja e martesës është 40 deri ne 55 vjeç, ndërsa femrat janë ato që dominojnë nisjen e procesit të divorcit.

SYRI TV

Zgjidhja e martesës vijon të jetë objekt i qindra çështjeve gjyqësore në gjykatën e Gjirokastrës. Deri më tani në Gjykatën e Shkallës së Parë janë regjistruar 108 çështje divorci.

Të dhënat tregojnë se 171 çështje janë përfunduar me vendim gjyqësor, përfshirë edhe dosjet e mbartura nga viti i kaluar, ndërsa 93 çështje të tjera mbeten ende në shqyrtim.

Vështirësitë ekonomike, papunësia apo dhuna mes  partnerëve janë ndër faktorët që mund të ndikojnë në marrëdhëniet në çift. Ndërsa gjatë gjithë vitit 2025, në Gjirokastër u regjistruan 166 çështje për zgjidhje martese.

Situata mbetet shqetësuese pasi po prek jo vetëm çiftet e reja por edhe ato që kanë një kohëzgjatje më të shumtë . Ndërsa viti ende ska përfunduar shifrat kanë tendencën të ndryshojnë . Mosha që I drejtohet gjykatës për zgjidhje martese janë kryesisht 40-55 vjeç , dominojnë femrat që hapin procese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco