Sherr me thikë në Korçë, 30-vjeçari me dy plagë në trup, niset drejt spitalit

22/11/2026 19:30

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Neviçisht të Korçës.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se i plagosur ka mbetur Anxhelo Brisku, 30 vjeç, i cili ka një plagë në sup dhe një në shpinë.

Paraprakisht mësohet se ai ka deklaruar që është goditur nga disa persona por nuk i njeh. I plagosuri ka shkuar vetë drejt spitali të qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel