Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Viçisht të Korçës.
I lënduari është nisur drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin dhe moshën e tij.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten të paqarta. Pritet që policia të japë informacion për dinamikën e plagosjes dhe gjendjen shëndetësore të personit të lënduar.

