E diel, 22 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Tre anëtarë të familjes sime në Kongresin e Manastirit në vitin 1908!
Lajme

Tre anëtarë të familjes sime në Kongresin e Manastirit në vitin 1908!

Publikuar nga Andi Myrta

Sot është dita për të kujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908 kur dhjetëra delegatë shqiptarë na ndanë zyrtarisht nga Perandoria Osmane duke vendosur që gjuha jonë të shkruhej me gërma evropiane dhe jo arabe.

Kongresi i Manastirit ishte akti politik që i parapriu shpalljes së pavarësisë në Vlorë katër vjet më vonë, në vitin 1912.

Pra si gjithë popujt e mencur edhe ne shqiptarët cliruam në fillim gjuhën nga pushtuesi pastaj edhe territorin.

Nuk mund të mos jem krenar sot kur kujtoj se në Kongresin e Manastirit ndodheshin edhe tre antarë të familjes sime nga nëna dhe nga babai.

Simon Shuteriqi delegat i Elbasanit, ishte stërgjyshi im nga nëna.

Rauf Fico si delegat i Gjirokastrës ishte kushëri i parë i katragjyshit tim po nga ana e nënës.

Sotir Peci delegat i shqiptarëve të Amerikës dhe atyre të Bukureshtit ishte kushëri i parë i katragjyshes sime nga Dardha e Korcës, nga ana e babait.

Kur u takuan në Manastir në vitin 1908 ata nuk mund ta mendonin se do takoheshin 118 vite më vonë edhe në facebook tim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.