30 trafikantë shqiptarë droge janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji. Sipas artikullit të The Sun të cilit i referohet Top Channel, ata u dënuan me gjithsej 126 vjet burg për vepra penale të Klasit A në shtator, duke u kushtuar taksapaguesve një total prej 7.9 milionë paundësh. Po atë muaj, 24 shtetas të tjerë shqiptarë u paraqitën para gjykatave të magjistratëve në Londër të akuzuar për posedim lëndësh narkotike me qëllim furnizimi.