Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Neviçisht të Korçës.
I plagosuri, i identifikuar si Anxhelo Brisku, është transportuar në spitalin e qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ai dyshohet se ka marrë tre plagë në trup, në zonën e shpatullës dhe të shpinës, por raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, 30-vjeçari ka deklaruar se është goditur nga disa persona, të cilët thotë se nuk i njeh.
Policia pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë autorët e plagosjes.













