Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit

22 Nëntor 2026 | 20:03

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të diele në fshatin Neviçisht në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosur ka mbetur Anxhelo Brisku, i cili ka marrë plagë në sup dhe në kurriz.

Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka thënë se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.

Pas plagosjes, Brisku është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor. Ai raportohet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, ka dalë me një reagim zyrtar edhe policia e cila ka nisur hetimet lidhur me plagosjen. Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit.

“Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diele në fshatin Nevicisht të bashkisë së Korçës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta...
19:41 | 22/11/2026

Rama në Shtëpinë Muze të Alfabetit në Manastir: 118 vite më parë këtu u vendos se si do t’i shkruanim njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë së Veriut, në vendin historik ku u hodhën...
19:11 | 22/11/2026

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën! Policia bën thirrje për lirimin e qarkullimit

Qytetarë, të rinj dhe studentë edhe këtë të diele janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë për të vijuar me protestën e tyre e cila po...
18:53 | 22/11/2026