Kronikë
Korçë/ Ky është 30-vjeçari i plagosur me thikë, ja çfarë deklaroi për autorët
Është identifikuar 30-vjeçari që mbeti i plagosur me thikë në fshatin Neviçisht, pak kilometra larg qytetit të Korçës.
Bëhet fjalë për Anxhelo Briskun, i cili ka marrë plagë në pjesën e supit dhe në kurriz.
Paraprakisht mësohet se, gjatë deklarimeve të tij, 30-vjeçari ka pohuar se është goditur nga disa persona, të cilët pretendon se nuk i njeh.
Pas plagosjes, Brisku është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr kujdesin mjekësor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



