Carlos Alcaraz shpallet fitues i ATP Finals për herë të parë
Carlos Alcaraz për herë të parë në karrierën e tij ka fituar ATP Finals, turneun përmbyllës të sezonit ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë të vitit.
Tenisti spanjoll triumfoi në finalen e zhvilluar në Torino ndaj tenistit të parë në botë, Alexander Zverev me rezultat 6:2, 7:6 (7).
Me këtë sukses, Alcaraz u bë vetëm tenisti më i ri në histori që arrin të fitojë të katër turnetë Grand Slam dhe ATP Finals.
Spanjolli e arriti këtë sukses në moshën 23 vjeç e 201 ditë, ndërsa me fitoren ndaj Zverevit siguroi titullin e 30-të ATP në karrierën e tij.
Në këtë mënyrë, ai u barazua me legjendën gjermane Boris Becker në vendin e shtatë të renditjes së tenistëve me më së shumti tituj ATP të fituar deri në këtë moshë, në epokën Open.















