Igor Dodik, djali i liderit serb të Bosnjës, Millorad Dodik, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska, një prej dy entiteteve përbërëse të Bosnje e Hercegovinës.
Vendimi u bë i ditur të dielën nga presidenti i Republikës Sërpska, Savo Miniq, pas konsultimeve me partitë politike.
Në deklaratën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Igor Dodik u shpreh se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që i është besuar dhe se do të duhet të dëshmojë se e meriton këtë besim.
Ai vendosi në fokus zhvillimin ekonomik, transparencën dhe përgjegjshmërinë në institucionet publike, duke theksuar se do të kërkojë kontroll më të madh mbi mënyrën se si shpenzohen fondet publike.
Sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, Dodik tha se qëndrimi i tij do të varet nga respekti që BE-ja do të tregojë ndaj tyre. Ndërkohë, ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Serbinë dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta.
Igor Dodik mban aktualisht postin e sekretarit organizativ të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), partia e drejtuar nga babai i tij, Millorad Dodik.
Mandatimi i tij erdhi me propozim të SNSD-së, e cila doli forca më e votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë.










