“Veliaj dhe Spiropali parti të re? Profesor Këlliçi analizon përplasjet politike

22 Nëntor 2026 | 20:57

Profesor Klejdi Këlliçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me përplasjet politike brenda PS-së. Këlliçi gjatë fjalës së tij u shpreh se mënyra se si po sillet kryeministri Rama me deputeten Elisa Spiropalin dhe kryebashkiakun Erion Veliaj nuk është risi, pasi theksoi se kjo ka ndodhur edhe me të tjerët para tyre.

Duke krahasuar të ardhmen politike të Veliajt dhe Spiropalit, profesori theksoi se deputetja socialiste ka më shumë hapësirë manovrimi për shkak të mandatit parlamentar, ndërsa situata për Veliajn sipas tij paraqitet më e vështirë.

“Zonja Spiropali po sheh në shpatullat e saj mënyrën se si zoti Rama ka vepruar edhe më të tjerë përpara. Nuk është as e para, nuk është as e fundit. Ajo që po mundohet ajo të mbajë është pikërisht kjo dera e vogël. Po ta shohësh zonjën SpiropalI dhe zotin VeliAj po t’i shohim se si kanë reaguar, zoti Veliaj ka folur për një entit të pa emër që është Nesti Angon.

Që nuk dihet se cili person është, që mendoheshe që ishte brenda administratës socialiste, por nuk dihet se kush është. Më pas ka kaluar te zoti Rama. Pra, i është dashur shumë kohë që të arrijë te zoti Rama. Zonja Spiropali është e njëjta gjë. I është dashur kohë të arrijë te zoti Rama.

Të thuash trajtimi i partisë ndryshon për ta do të ndryshojnë edhe pozitën e tyre. Për zotin Velie e kam një çik të vështirë sepse është në një moment shumë delikat. Në momentin që mbaron mandati i tij si kryetar bashkie ai nuk ka më asnjë lloj mandati politik më. Është i përjashtuar nga jeta politike. Për zonja Spiropali mund ta aspirojë edhe një dyvjeçar tjetër sepse ka mandatin e deputetit. Pra ka një farë pozite politike.

Partia Socialiste do mund të rinovohet vetëm në rast se bie Rama për arsye natyrore për arsye ekstra politike. Fatkeqësi e madhe në Shqipëri partitë kanë si të thuash partitë kanë lindur para se të lindte shoqëria. Pra nuk janë emanacion shoqëror.

Partia e punës, Partia Socialiste janë emanacione politike të administratës të shtetit. Partia Demokratike vjen si një reagim dhe institucionalizohet dhe po në të njëjtën formë tenton të ndërtohet si parti që është brenda shtetit në momentin që bie pushteti i saj politik dhe shoqëror sepse nuk kanë fond janë parti që nuk kanë fundament shoqëror”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Spiropali të thotë të vërtetën, kur ishte ministre kishte meritokraci?” Peçi: Deklarata qesharake

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me përplasjet brenda Partisë Socialiste,...
20:39 | 22/11/2026

Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të diele në fshatin Neviçisht në qytetin e Korçës. Mësohet se i plagosur ka...
20:03 | 22/11/2026

Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para

Një person ka mbetur i plagosur me thikë këtë të diele në fshatin Nevicisht të bashkisë së Korçës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta...
19:41 | 22/11/2026