Policia ka dhënë me shumë detaje lidhur me plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas informacionit zyrtar, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:30, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit në rrugë.

30-vjeçari ka marrë plagë në sup dhe në kurriz, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personit ose personave të dyshuar për plagosjen.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve