Grida Duma Podcast/ “Të kam bërë kokën”, Doktoreshë Lira Gjika tregon çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë fëmijës: Ata kuptojn̈ë gjithçka

22/11/2026 21:17

Si ndërtohet lidhja mes nënës dhe fëmijës që në ditët e para pas lindjes? Çfarë kupton një fëmijë kur i themi “ik se s’të kam xhan”? Në një intervistë për Grida Duma Podcast mjekja pediatre dhe një prej zërave më të njohur në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, Dr. Lira Gjika, sjell një bisedë të drejtpërdrejtë mbi marrëdhënien prindër-fëmijë, përgjegjësinë e prindërimit dhe mënyrën se si formohet bota emocionale e një fëmije.

Përmes shembujve konkretë, historive personale dhe situatave të përditshme, Dr. Gjika vë në diskutim disa prej shprehjeve dhe bindjeve që janë bërë pjesë e zakonshme e komunikimit me fëmijët. “Të kam bërë kokën”, “për kokën e fëmijëve” apo “është i vogël, nuk kupton gjë” janë disa prej shprehjeve ndaj të cilave ajo ndalet, duke shpjeguar se si mund të ndikojnë në perceptimin dhe zhvillimin e tyre.

Biseda prek edhe rëndësinë e muajve dhe vitit të parë të jetës, krijimin e lidhjes mes bebit dhe nënës, të qarën si formë komunikimi, frikën, kufijtë dhe mënyrën se si prindërit duhet të kuptojnë sjelljen e fëmijëve përpara se ta gjykojnë atë.

Ndiqeni të plotë intervistën e Dr. Lira Gjika me Grida Dumën në Youtube e Top Channel.

Top Channel