Rama në Manastir me studentë e rektorë: Ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, premton bibliotekë digjitale për shqipen

Gjatë vizitës në Manastir, në ambientet e Europe House, kryeministri Edi Rama zhvilloi gjithashtu një takim me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve.

Takimi, i mbajtur në Ditën e Alfabetit Shqip, u përqendrua te arsimi, identiteti ynë kulturor, bashkëpunimi mes të rinjve dhe e ardhmja e përbashkët europiane.

Të lidhura

None found

Kryeministri theksoi: “Për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme, janë sakrifikuar jetë dhe janë përfshirë një numër i madh njerëzish që për ta gjuha shqipe ka qenë një mision jete. Nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Është një kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar, një kopsht që ka xhevahir. Duhet të angazhohemi për të bërë një bibliotekë digjitale, që nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Një bibliotekë ku të jetë e kyçur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqipërisë do ta marrë këtë hap. Teknologjia na jep një ndihmë të madhe”, tha Rama para të rinjve.

Në fund të fjalës së tij, ai u prit me duartrokitje dhe pikërisht në atë moment kreu i qeverisë bëri një koment që lidhet me situatën aktuale të protestave në Shqipëri.

“Sot është një kohë pak e veçantë sepse ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk të flasin, e për shkak të një kohe që është kalimtare sigurisht, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama.


Shtuar më 22.11.2026 21:25

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet giriş