Pjesa e parë mes Atalantës dhe Interit është mbyllur 1-2 për zikaltrit e Cristian Chivu. Sfida në Bergamo u zhbllokua në minutën e 16-të, ku zikaltrit gjetën avantazhin me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, ku goditja e devijuar e Nicolo Barella përfundoi në këmbët e sulmuesit zikaltër, i cili e dërgoi me sukses në rrjetë.
Në minutën e 32-të, ishte sërish Esposito që gjeti golin për Interin. Këtë herë duke shënuar me kokë, pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e këndit.
Në minutën e 33-të, vjen lajmi i keq për zikaltrit. Dëmtohet Hakan Calhanoglu dhe në vend të tij futet kroati Petar Sucic.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me golin e shënuar nga Eljif Elmas në minutën e 35-të, pas asistit të një ish-zikaltri Nicola Zalewski.







