“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund ti merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet
Gazetari Arbër Hitaj ftuar këtë të diel në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, komentoi përplasjet e fundit dhe dinamikat e brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj zërave kritikë dhe platforma e prezantuar nga Elisa Spiropali.
Sipas gazetarit, largimi apo përjashtimi i figurave që shprehin mendim ndryshe tregon pasiguri, ndërsa e cilësoi si serioze lëvizjen politike të Spiropalit të njohur si “pakti për Shqipërinë e re”. Ai shtoi se reagimet e brendshme janë ndikuar edhe nga presioni dhe protestat e Flamingove.
“Përjashtimi i mendimit ndryshe, i njeriut që mendon ndryshe nga ty, është frikë. Forcë do ishe ta mbaje dhe ta pranoje. Tani është frikë nga të papriturat, është frikë nga informacione zoti Rama mund t’i ketë. Unë nuk di ta them këtë gjë, por mua më duket shumë serioze lëvizja dhe e zonjës Spiropali sepse është një lëvizje. Prit pak se ka një kronologji si gazetar do ta them.
Ka nxjerrë një platformë para se të fillonte dhe protesta e flamingove zonja Spiropali, një platformë me pika për të ndryshuar kjo, për të ndryshuar ajo. Një pakt për Shqipërinë e re e ka quajtur apo jo.
Po e ka thënë para flamingove. Pra ka qenë sinjale që diçka po paralajmërohej. Dhe mbi të gjitha modeli që po mbështet zoti Rama dhe po ngre në Partinë Socialiste është që kush është i akuzuar për korrupsion mjafton të dojë partinë, mund të rri atje gjithë kohës. Nuk ka problem. Madje mund të konfirmohet edhe në poste të tjera drejtuese, por ama po dole kundër të parit, kundër kryetarit, atëherë ti je rrezik dhe nuk ka problem se çfarë bën.
Pra është një situatë shumë problematike, mendoj unë. E kanë sjellë për hir të së vërtetës këtë gjë, e kanë sjellë Flamingot. Nuk duhet ta mohojmë. Edhe kjo kurajoja e njerëzve brenda partisë që i dalin kundër zotit Rama patjetër që ka dhe efektin e jashtëm nga jashtë brenda. Po nuk është pak”, tha ai.
“Në PS nuk ka kritikë!” Çepani: Mungojnë njerëzit që të thonë e ke gabim!
“Veliaj dhe Spiropali parti të re? Profesor Këlliçi analizon përplasjet politike
“Spiropali të thotë të vërtetën, kur ishte ministre kishte meritokraci?” Peçi: Deklarata qesharake
- 21:12 “Në PS nuk ka kritikë!” Çepani: Mungojnë njerëzit që të thonë e ke gabim!
- 20:57 “Veliaj dhe Spiropali parti të re? Profesor Këlliçi analizon përplasjet politike
- 20:39 “Spiropali të thotë të vërtetën, kur ishte ministre kishte meritokraci?” Peçi: Deklarata qesharake
- 20:03 Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit
- 19:41 Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para
- 19:29 Rebelët Huthi raportojnë se sulmuan rafinerinë e naftës saudite ‘Rabigh’