Një surprizë e papritur pritet t’i presë banorët e Big Brother VIP Kosova 5 gjatë mbrëmjes së sotme (e diel).

Produksioni ka paralajmëruar hyrjen e një vizitoreje në shtëpi, por identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.


Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi në profilin zyrtar të spektaklit në Instagram, ku është konfirmuar se një mysafire do të shfaqet para banorëve.

Megjithatë, mbetet mister nëse ajo ka ardhur për të takuar ndonjërin prej tyre apo për të sjellë një zhvillim që do të përfshijë gjithë shtëpinë.

Ky njoftim ka shtuar kureshtjen e publikut, sidomos duke pasur parasysh se gjithçka po ndodh një natë para Prime-it të së hënës.

Se kush është vizitorja dhe çfarë do të sjellë prania e saj në shtëpi, do të zbulohet gjatë mbrëmjes së sotme.

Në shtëpinë e famshme ndërkaq kanë nisur dramat, përplasjet e pëlqimet e para ndërmjet konkurrentëve. /Telegrafi/