Çepani: Në partitë politike shqiptare mungon demokracia e brendshme dhe kritika
Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania analizoi debatet dhe pakënaqësitë e fundit brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te problemi më i gjerë i mungesës së demokracisë së brendshme në partitë politike shqiptare.
Sipas Çepanit, partitë në pushtet priren të dobësohen në struktura për shkak të orientimit drejt posteve, ndërsa shtoi se reagimet e fundit në PS do të duhej të kishin ndodhur më herët dhe jo vetëm kur individët preken personalisht.
“Kemi kohë që i biem këmbanave të mungesës së demokracisë së brendshme të partive të ndryshme politike dhe kemi kohë që themi që brenda partive politike ka një situatë në të cilën njerëzit, anëtarët por dhe drejtuesit e tyre nuk flasin mjaftueshëm për ta bërë partinë të funksionojë si një organizëm që është i shëndetshëm përtej gjithë problematikave që mund të linden në një grupim i cili është apo nuk është në pushtet.
Sidomos kur është në pushtet partitë politike në përgjithësi dobësohen si struktura sepse janë të orientuara tek pushteti. Forcohen nga një anë por dobësohen nga ana tjetër tek demokracia e brendshme sepse duke qenë të gjithë nëpër pozicione, nëpër pushtete, nëpër vende të ndryshme kanë kanë edhe problematikat e tyre.
Tek pjesa e Partisë Socialiste, ne e kemi thënë gjithmonë që është një parti në të cilën kohët e fundit, pra në vitet e fundit nuk ka zëra ndryshe dhe në një farë mënyre është një lajm i mirë që ka disa zëra ndryshe, nuk vijnë në kohën e duhur.
Do kishim dashur ne që e studiojmë politikën, por edhe njerëzit të cilët i vuajnë kurriz politikat e partive dhe pastaj kur ato përkthehen politika qeverisëse, do kishin dashur që këto të ndodhnin më herët. Unë do kisha dashur gjithashtu që të jenë edhe në të gjitha partitë e tjera, sepse një parti e shëndetshme bën politika qeverisëse të shëndetshme.
Ne kemi tendencën të merremi vetëm me rastin në momentin kur ndodh dhe të merremi edhe me individët në momentin kur ata flasin ose nuk flasin. Unë mendoj se duhet studiuar si një fenomen pak më i gjerë se në ç’pikë janë partitë politike në Shqipëri sot a ofrojnë alternativë, a ofrojnë demokraci të brendshme dhe ofrojnë ë mundësinë që edhe anëtarët e tyre të kenë mendime ndryshe edhe të kenë edhe të drejtat e tyre brenda partisë politike.
Nëse nuk ndodh kur në momentet kur personazhet që janë pjesë e kritikës, preken personalisht atëherë kjo nuk është një kritikë në vetvete si shprehje e demokracisë së brendshme. Është një kritikë e cila vjen si një luftë si një luftë personale.
Megjithatë, për mendimin tim, çdo gjë që krijon diskutim, diskuton problematika, e mira është që të propozohen dhe zgjidhje është pozitive. Nga ana tjetër ka një tendencë për të dashur që të krijohet ideja që e gjithë kriza politike që po ndodh në Shqipëri është një krizë e cila vjen për shkak të problematikave të krijuara mes individëve brenda partisë.
Kjo nuk është një e vërtetë. Pra kjo nuk është një krizë, kjo nuk është një sulm politik brenda partisë i cili shprehet në protesta apo në pakënaqësi të tjera të cilat ndodhin në rrugë dhe po ndodhin sot. Nuk ka lidhje fare”, tha ajo.
“Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund ti merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet
“Veliaj dhe Spiropali parti të re? Profesor Këlliçi analizon përplasjet politike
“Spiropali të thotë të vërtetën, kur ishte ministre kishte meritokraci?” Peçi: Deklarata qesharake
- 21:34 “Rama ka frikë nga Veliaj dhe Spiropali se mund ti merrnin drejtimin e PS,” gazetari Hitaj ndan detajet
- 20:57 “Veliaj dhe Spiropali parti të re? Profesor Këlliçi analizon përplasjet politike
- 20:39 “Spiropali të thotë të vërtetën, kur ishte ministre kishte meritokraci?” Peçi: Deklarata qesharake
- 20:03 Plagoset 30-vjeçari në Korçë, policia jep detaje nga ngjarja! Zbardhet dëshmia e të plagosurit
- 19:41 Plagosje me thikë në Korçë, detajet e para
- 19:29 Rebelët Huthi raportojnë se sulmuan rafinerinë e naftës saudite ‘Rabigh’