“Clever Ferret 2026”, ushtarët shqiptarë në stërvitjen shumëkombëshe në Slloveni

Një togë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Slloveni.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Kingjit, pjesëmarrja në këtë stërvitje është realizuar në kuadër të bashkëpunimit rajonal përmes nismës DECI.
Ai ka theksuar se stërvitjet shumëkombëshe kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse.
Po ashtu, Kingji ka vlerësuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së gatishmërisë për të vepruar së bashku përballë sfidave të ndryshme të sigurisë.

































