Sipas njoftimit të Policisë, arma është gjetur te një person i dyshuar, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.