Sulmohet anija luftarake ruse në portin e Libisë, dyshohet për sulm me dron

Botë | 1 minutë më parë

Një anije luftarake ruse është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi në portin e Bengazit, në lindje të Libisë. Autoritetet libiane dyshojnë se incidenti është shkaktuar nga një sulm me dron.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të së dielës, ndërsa anija ruse ishte ankoruar në port për furnizim me karburant dhe pajisje, gjatë rrugës së kthimit drejt Rusisë.

Qeveria e Stabilitetit Kombëtar (GNS), me bazë në lindje të Libisë, konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se nuk ka pasur viktima. Sipas saj, anija po qëndronte në port në kuadër të një marrëveshjeje detare ekzistuese.

Autoritetet libiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe përgjegjësit e mundshëm, në bashkëpunim me palën ruse.

Qeveria lindore e Libisë e dënoi incidentin, duke e cilësuar atë si shkelje të sigurisë detare dhe të sovranitetit të vendit. Ajo theksoi se Libia nuk është palë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Deri më tani nuk është konfirmuar se kush qëndron pas sulmit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme