Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit italian. Atalanta dhe Interi kanë ndarë nga një pikë, pas një barazimi spektakolar 4-4, në një sfidë ku zikaltërit shpërdoruan dy avantazhe të rëndësishme.
Interi i trajnerit Cristian Chivu e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Pio Espositon, i cili përfitoi nga asistimi i Barellas. Sulmuesi italian realizoi edhe golin e dytë, duke përfituar nga një krosim në zonë dhe pasiguria e mbrojtjes vendase. Atalanta reagoi përmes Elmasit, i cili ngushtoi shifrat në 1-2, duke rikthyer shpresat për vendasit.
Në pjesën e dytë, Esposito kompletoi tripletën e tij të parë me fanellën e Interit dhe në Serie A, duke çuar rezultatin në 1-3. Megjithatë, De Ketelaere shënoi për 2-3, ndërsa Sucic realizoi nga pika e bardhë për 2-4, pas një prekjeje me dorë të Zappacostas në vijën e portës.
Kur gjithçka dukej e vendosur, Atalanta nisi përmbysjen e madhe. De Ketelaere realizoi golin e dytë personal për 3-4, ndërsa Kessie, po nga penalltia, vulosi rezultatin përfundimtar 4-4, pas një prekjeje me dorë të Bastonit. Ky barazim i kushtoi Interit dy pikë të rëndësishme në garën për titull.
