E diel, 22 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kaos në aeroportet amerikane, defekti në sistemin e Delta-s vonon qindra fluturime

Një defekt në sistemin e automatizuar të llogaritjes së peshës dhe shpërndarjes së ngarkesës së avionëve të Delta Air Lines shkaktoi këtë të diel, vonesa të mëdha në qindra fluturime në Shtetet e Bashkuara.

Problemi preku veçanërisht aeroportin e Atlantës, ku FAA pezulloi përkohësisht fluturimet e kompanisë drejt këtij destinacioni, përpara se të lejonte rifillimin gradual të tyre me vonesa.

Delta aktivizoi procedura manuale për të vijuar operacionet, ndërsa FAA sqaroi se defekti lidhej vetëm me sistemet e kompanisë ajrore dhe nuk prekte kontrollin e trafikut ajror. Vonesat në fluturimet drejt Atlantës arritën mesatarisht rreth një orë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.