Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11/2026 23:00

Ministri i Arsimit i Koresë së Jugut, Choi Kyo-jin, ka dhënë dorëheqjen pas një skandali që lidhet me përdorimin e inteligjencës artificiale për të kopjuar në provime. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe integritetin e sistemit të pranimit në universitetet e vendit. Skandali shpërtheu më 15 nëntor, kur kandidati që kishte marrë rezultatin më të lartë në provimin e kontabilitetit tatimor pranoi se kishte përdorur një aparat fotografik dhe një telefon inteligjent për të marrë ndihmën e inteligjencës artificiale gjatë testimit. Falë kësaj metode, ai kishte arritur të siguronte një rezultat pothuajse perfekt. Zbulimi erdhi vetëm katër ditë përpara provimit kombëtar Suneung, një prej testeve më të rëndësishme dhe më konkurruese në vend, ku marrin pjesë rreth gjysmë milioni maturantë që synojnë të pranohen në universitet. Përballë shqetësimeve për raste të tjera të mundshme kopjimi, autoritetet morën masa të jashtëzakonshme sigurie. Mes tyre ishte ndërprerja e rrjeteve Wi-Fi pranë qendrave të provimit, si dhe ofrimi i një shpërblimi prej 68 mijë eurosh për personat që raportonin shkelje të rregullave. Megjithatë, reagimi i ministrit të Arsimit shkaktoi një valë kritikash në opinionin publik. Gjatë një seance me ligjvënësit të hënën, Choi Kyo-jin u pyet nëse autoritetet do të mund të identifikonin kandidatët që përdornin pajisje elektronike për të kopjuar gjatë provimit universitar. Politikani 72-vjeçar u përgjigj se, për shkak të moshës, nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje ta bënte këtë. Deklarata u prit me reagime të ashpra, ndërsa ministri nuk u shfaq në konferencat për shtyp gjatë ditëve në vijim. Pas kritikave të shumta, ministri njoftoi vendimin për t'u larguar nga detyra.

Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59
Top Channel/ Rama: S’e bllokojmë RMV në BE! Jep lajmin e mirë në Ditën e Alfabetit
22/11 19:58
Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30