Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11/2026 23:00

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Tupancireta, në jug të Brazilit, duke shkaktuar pesë viktima dhe 265 të plagosur. Fenomeni ekstrem meteorologjik la pas dëme të mëdha materiale, ndërsa mijëra banesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë. Stuhia përfshiu zonën rurale, ku jetojnë rreth 20 mijë banorë, në shtetin Rio Grande do Sul. Sipas autoriteteve, erërat arritën shpejtësinë deri në 114 kilometra në orë. Bilanci i dëmeve është tepër i rëndë. Nga 8,600 banesat që ndodhen në qytet, rreth 8 mijë u prekën nga stuhia. Brenda më pak se një ore, erërat e forta shkulën çatitë e ndërtesave, shembën mure, rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike, duke lënë zona të tëra pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Pothuajse të gjithë banorët u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të rrezikut. Sipas Mbrojtjes Civile të Rio Grande do Sul, rreth 40 persona u sistemuan në strehimore të përkohshme publike. Qeveria federale shpalli gjendjen e katastrofës për rajonin, duke u dhënë mundësi ministrive të mobilizojnë burime financiare dhe logjistike për të ndihmuar familjet e prekura.

Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59
Top Channel/ Rama: S’e bllokojmë RMV në BE! Jep lajmin e mirë në Ditën e Alfabetit
22/11 19:58
Top Channel/ Duka për TCH: Marani, Gruda, ligji i sponsorizimit dhe e ardhmja e futbollit shqiptar
22/11 19:30