Policia konfiskon një pistoletë me gjashtë fishekë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë, me gjashtë fishekë, gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, patrulla policore ka ndaluar dhe kontrolluar një veturë gjatë realizimit të detyrave policore, ku te një person i dyshuar është gjetur arma e zjarrit.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ngjarja është raportuar më 23 nëntor 2026.
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
































