Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian mund të ndryshojnë ekuilibrat politikë në kontinent. “The Guardian” paralajmëron se rritja e partive nacionaliste dhe euroskeptike në Spanjë, Francë, Poloni dhe Itali mund të vërë në provë unitetin dhe qëndrueshmërinë e unionit.

Nga fundi i nëntorit 2026 deri në fund të vitit 2027, disa prej vendeve kryesore të BE-së do të zhvillojnë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Spanja do të hapë këtë cikël më 29 nëntor, ku koalicioni socialist i kryeministrit Pedro Sánchez përballet me mundësinë e humbjes përballë Partisë Popullore dhe partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Të lidhura

None found

Në Francë, zgjedhjet presidenciale të pranverës pritet të zhvillohen në një klimë të tensionuar politike, me Marine Le Pen të Tubimit Kombëtar si një nga kandidatet kryesore. Ndërkohë, në Poloni partitë nacionaliste synojnë të rrëzojnë koalicionin liberal të kryeministrit Donald Tusk, ndërsa në Itali Giorgia Meloni kërkon një mandat të dytë qeverisës.

Sipas analizës së gazetarit Jon Henley në “The Guardian”, rritja e së djathtës ekstreme lidhet me ngadalësimin ekonomik, rritjen e kostos së jetesës, emigracionin, plakjen e popullsisë dhe humbjen e besimit te partitë tradicionale. Aktualisht, gati një në katër votues evropianë mbështet partitë e së djathtës ekstreme, një përqindje pothuajse pesë herë më e lartë se në mesin e viteve 1990.

Një tjetër shqetësim është afrimi i partive tradicionale të qendrës së djathtë me forcat radikale, duke zbehur barrierat politike që më parë pengonin bashkëpunimin mes tyre.

Megjithatë, forcimi i euroskeptikëve vjen në një kohë kur mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet e lartë. Sipas të dhënave të cituara në artikull, 74% e evropianëve besojnë se vendet e tyre përfitojnë nga anëtarësimi në union. Partitë nacionaliste nuk kërkojnë domosdoshmërisht largimin nga BE-ja, por synojnë transformimin e saj në një bashkim më të lirshëm shtetesh sovrane, me më pak kompetenca për institucionet e Brukselit.

Rreziku kryesor lidhet me mundësinë që këto forca të fitojnë pushtet në disa prej vendeve më të mëdha dhe të krijojnë një bllok politik në Këshillin Evropian, duke vështirësuar vendimmarrjen për çështje të rëndësishme. Mes tyre janë buxheti i BE-së, zgjerimi i unionit, ndihma për Ukrainën dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, energjisë dhe financave.

Vëmendja më e madhe është përqendruar te Franca, e konsideruar si beteja vendimtare për të ardhmen e unionit. Sipas artikullit, programi i Marine Le Pen parashikon uljen me 11 miliardë euro të kontributit francez në buxhetin e BE-së, si dhe një referendum kushtetues për të shpallur përparësinë e ligjit francez ndaj atij evropian.

Ekspertët paralajmërojnë se një bllok i bashkuar euroskeptik mund ta bëjë shumë më të vështirë arritjen e marrëveshjeve mes vendeve anëtare. Një nga fushat që mund të preket më shumë është mbështetja për Ukrainën, nëse krijohet një grup shtetesh që kundërshtojnë ndihmën e mëtejshme për Kievin.

Sipas analistëve të cituar nga “The Guardian”, forcimi i së djathtës radikale nuk do të thotë domosdoshmërisht shpërbërjen e Bashkimit Evropian, por mund ta pengojë atë të thellojë integrimin dhe të përballet në mënyrë të përbashkët me sfidat e së ardhmes. Rreziku afatgjatë është dobësimi gradual i rolit dhe ndikimit të Evropës në arenën ndërkombëtare.


Shtuar më 22.11.2026 23:27

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notaryizmir eskorthttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjokerbetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Giriş