Shërbimi Pyjor i SHBA-së ka publikuar dokumente nga një hetim i vitit 1982 lidhur me gjurmë të pretenduara të Bigfoot-it në shtetin e Uashingtonit, përfshirë fotografi dhe kallëpe allçie të gjurmëve, të cilat hetuesit dyshonin se ishin krijuar qëllimisht.
Agjencia publikoi tri dokumente arkivore në faqen e saj të internetit më 15 tetor, pa ndonjë njoftim paraprak. Dosjet përmbajnë dëshmi për takime të pretenduara me krijesën, e njohur edhe si Sasquatch, në Montana dhe Uashington, që datojnë që nga viti 1941. Gazeta The Washington Post ishte e para që raportoi për publikimin e tyre të premten.
Njëra prej dosjeve përmban raportin e rojtarit pyjor Paul Freeman, i cili deklaroi se kishte parë Bigfoot-in në Pyllin Kombëtar Umatilla, në shtetin e Uashingtonit, në vitin 1982, dhe se disa ditë më vonë kishte gjetur ato që besonte se ishin gjurmët e tij. Një biolog i faunës së egër dhe një agjent i Patrullës Kufitare të SHBA-së ekzaminuan gjurmët, por arritën në përfundimin se ato nuk ishin lënë nga kjo krijesë.
Profesori i antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit, Grover Krantz, i cili studioi kallëpet e allçisë, kundërshtoi në atë kohë përfundimet e hetuesve. Ai argumentoi se gjurmët ishin autentike, duke thënë se vijat karakteristike të lëkurës nuk mund të ishin falsifikuar.
Dy dokumentet e tjera përmbajnë dëshmi nga banorë të Montanës, të cilët raportuan se kishin hasur krijesa të mëdha që pretendohej se lëshonin një erë të rëndë, bënin zhurma të forta ndërsa lëviznin mes bimësisë së dendur dhe linin gjurmë të pazakonta.
Një zëdhënës i Shërbimit Pyjor refuzoi të shpjegonte arsyet dhe kohën e publikimit, kur u pyet nga The Washington Post. Ai tha se agjencia merr parasysh interesin e mundshëm të gazetarëve, studiuesve dhe publikut kur publikon materiale arkivore.
Publikimi i fundit i dokumenteve përkoi me një nismë tjetër të Shërbimit Pyjor për t’iu përgjigjur interesit të publikut për Bigfoot-in. Në fillim të tetorit, agjencia organizoi në Kaliforni një aktivitet të quajtur “Bigfoot në oborrin tënd”, ku morën pjesë dy punonjëse të saj, Kathy Marquez
Marquez përshkroi dëshmitë për Bigfoot-in si rrëfime për një krijesë leshatore, me pamje njerëzore, që lëshon një erë të fortë dhe bën thirrje, ulërima dhe fishkëllima të zhurmshme. Ajo gjithashtu luajti regjistrime të thirrjeve që pretendohej se vinin nga Bigfoot-i dhe shfaqi një hartë me vendet ku ishte raportuar se ishte parë, shkruan Rt.
Strain tha se ishin raportuar 65 raste të shikimit të Bigfoot-it në malet perëndimore të Sierra Nevadës. Ajo pretendoi gjithashtu se kishte parë dy krijesa të reja gjatë një ekspedite në Oklahoma në vitin 2012, një përvojë që, sipas saj, i kishte shkaktuar një “atak të lehtë paniku”. Arkeologia sugjeroi zhvillimin e turizmit të lidhur me Bigfoot-in, duke vënë në dukje se qarku Tuolumne, ku u zhvillua aktiviteti, renditet i dyti në Kaliforni për numrin e rasteve të raportuara të shikimit të kësaj krijese.





