• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

by Bota Bota
November 22, 2026
in Aktualitet, Kryesore, OP-ED
Miti i liderit të pazëvendësueshëm
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare. Pothuajse të gjitha periudhat tona historike, madje edhe ato moderne i emërojmë sipas liderit. Ndaj flasim për kohën e Skënderbeut, kohën e Zogut, kohën e Enverit, kohën e Berishës, dhe së shpejti do flasim edhe për kohën e Ramës.

Ndoshta dimensionin kulturor të këtij fenomeni mund ta gjurmojmë që në themelet e identitetit tonë kombëtar ku Skënderbeu trajtohet si lideri pa të cilin shqiptaria nuk do kish ekzistuar. Aq sa të krijohet përshtypja se pa Skënderbeun nuk do kish shqiptarë dhe Shqipëri, edhe pse në fakt ishin shqiptarët dhe Shqipëria që e krijuan atë, më shumë se anasjelltas.

Është e njëjta tendencë që e shoqëron historinë tonë politike që nga Zogu dje, deri tek Edi Rama sot. Në epokën e tij Zogu u transformua në një lider të pazëvendësueshëm për stabilitetin e Shqipërisë, dhe për ndjekësit e tij, në një Skënderbe të shekullit 20, pavarësisht se krijoi një shtet prej letre që kapitulloi turpshëm tek fashistët italianë.

Enver Hoxha gjithashtu u transformua gradualisht në liderin e pazëvendësueshëm të rradhës, me titullin “arkitekt i Shqipërisë së re socialiste”. Në rastin e tij kulti i individid mori përmasat më të mëdha në historinë tonë politike, aq sa mbijetesa e Enverit dhe e Shqipërisë u bënë të pandashme. Ndaj vdekjen e tij më 11 prill të vitit 1985 shumë shqiptarë e përjetuan si fundin e vetë atdheut.

 

 

Rasti i Enver Hoxhës është interesant sepse na tregon se miti i liderit të pazëvendësueshëm nuk është thjesht produkt i kulturës tonë por edhe një strategji politike për tu përjetësuar në pushtet. Për të krijuar mitin e tij Enveri jo vetëm retushoi dhe manipuloi historinë por gradualisht eleminoi çdo individ apo mekanizëm politik dhe demokratik që mund ta zëvendësonte apo ti bënte hije. Kështu nga fundi i viteve 1970-të dhe fillimi i viteve 1980-të Enver Hoxha u bë vërtet i pazëvendësueshëm.

Partia e Punës u mbush me individë si Ramiz Alia, Pali Miska, Lenka Çuko apo Muho Asllani që realisht ishin të paaftë ta zëvendësonin Enver Hoxhën politikisht.

Është i njëjti mekanizëm që u përdor nga liderët e pazëvendësueshëm të ditëve tona, Sali Berisha dhe Edi Rama. Në të dy rastet pazëvendësueshmëria e tyre u prodhua jo vetëm nëpërmjet karizmës dhe propagandës politike por edhe nëpërmjet eleminimit të çdo individi, grupi apo mekanizmi politik brenda partive që mund të prodhonte zëvendësuesit e tyre.

Në këtë aspekt të dy janë bërë lider praktikisht të pazëvendëseushëm në partitë e tyre që janë mbushur me Pali Miskat dhe Lenka Çukot e rradhës. Personazhe si Flamur Noka, Taulant Balla apo Belinda Balluku nuk janë rastësorë. Bashkë me mungesën e zgjedhjeve dhe të konkurrencës politike brenda partisë ata garantojnë pazëvendësueshmërinë e liderit.

Miti i liderit të pazëvendësueshëm sot riprodhohet edhe nga ekosistemi mediatik dhe ekonomik që është i lidhur ngushtë me dy partitë kryesore. Mediat shërbejnë për të mbrojtur biznesin ndërkohë që biznesi mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet politikës.

Ndaj mediat e mëdha dhe kombëtare shërbejnë herë si autoporlant dhe herë si shantazhuese të pushtetit, gjithnjë për të marrë përfitime apo favore konkrete, si kontrata, koncesione, leje ndërtimi apo akses në administratë. Në të dyja rastet ekzistenca e një lideri të pazëvendësueshëm në pushtet apo opozitë e lehtëson këtë funksion.

Funksioni i autoparlantit qeveritar në shkëmbim të favoreve kryet më kollaj dhe në mënyrë më të parashikueshme kur në krye të pushtetit qëndron një lider i pazëvendësueshëm që kontrollon gjithçka në mënyrë personale. Një lider i tillë krijon garanci për përmbushjen e shkëmbimit të favoreve media-politikë-biznes, sidomos në një shtet dhe administratë si e jona ku qeveriset me telefon më shumë se me ligj.

Kjo lidhje perverse është shumë e vështirë në një sistem demokratik ku lidershipi bëhet i paparashikueshëm sepse mund të ndryshohet me votë, çka do hidhte në erë marrdhënien personale të ngritur me shumë mund e kohë mes medias dhe biznesit me liderin e vjetër. Aq më tepër nëse lidershipi i ri i jep më shumë llogari partisë dhe antarëve të saj dhe jo mediave apo oligarkëve që i bëjnë propagandë apo e financojnë.

Imagjinoni për një moment që vendin e Ramës ta zërë një lider i ri socialist, idealist, me parime të vërteta socialiste dhe demokratike që vjen në krye të PS-së si pasojë e një procesi zgjedhor të hapur dhe demokratik në gjirin e PS-së. Diçka e tillë do krijonte panik të thellë tek mediat kombëtare dhe pronarët e tyre të cilët vështirësisht do mund të përfitonin nga, apo të shantazhonin, një lidership të tillë.

E njëjta llogjikë funksionon edhe në rastin e opozitës politike të cilën mediat dhe bizneset pas saj e përdorin si pistoletë për të shantazhuar pushtetin kur i heq përfitime apo privilegje. Roli kryesor i berishizmit në ekosistemin media-biznes-politik ishte ai i autoparlantit politik efikas për të shantazhuar pushtetin, të paktën deri në shpërthimin e protestës sociale.

Prandaj mediat dhe bizneset e mëdha pas tyre nuk janë të interesuar për renovimin e elitave politike, dhe aq më pak për parimet demokratike brenda partive. Ato mbështesin individë më shumë se parime. E tillë është llogjika e ekosistemit media-politikë-biznes sepse bazohet tek marrdhënia personale mes biznesit, medias dhe politikës.

Nuk është rastësi që në përplasjen Berisha – Basha disa media dhe analistë u rreshtuan me njërin dhe disa me tjetrin, por pothuajse asnjëra me qëndrimin parimor se të dy duhej të largoheshin nga drejtimi i PD-së. Kjo tezë ishte shumë më pak e artikuluar dhe e mbrojtur në media se tezat e vazhdimit të Bashës, apo e rikthimit të Berishës, në krye të PD-së, pavarësisht se ishte e qartë se të dy ishin opcione katastrofë për PD-në.

Kështu mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët.

Majtas na thonë se Rama është arkitekt i Shqipërisë moderne pa të cilin vdes projekti Evropian. Djathtas na thonë se Berisha është arkitekt i opozitarizmit politik, pa të cilin vdes demokracia jonë.

Natyrisht shumë kolegë gazetarë apo intelektualë që riprodhojnë këtë ligjërim e besojnë sinqerisht atë. Ama mbijetesa e këtij diskursi nuk ka të bëjë me vërtetësinë e tij por me funksionin që kryen për të mbajtur gjallë ekosistemin ekzistues të shkëmbimit të favoreve mes politikës, medias dhe bizneseve pas saj.

Një nga arritjet e mëdha të Revolucionit të Flamingove dhe të revoltës së rinisë është se e hodhën në erë mitin e liderit të pazëvendësueshëm duke filluar me opozitën. Treguan se Berisha dhe berishizmi në përgjithësi e kishin varrosur dhe jo ringjallur opozitarizmin real. Përralla se Berisha e shpëtoi Partinë Demokratike apo opozitarizmin është tashmë më qesharake se kurrë.

Por protesta dhe revolta treguan mbi të gjitha fytyrën e vërtetë, despotike dhe thellësisht anti-evropiane të pushtetit të Ramës që mbahet nëpërmjet dhunës, kapjes së shtetit, autoritarizmit, korrupsionit, dhe pastrimit të parave. Përrallën se Rama është një lider modern evropian nuk e përtyp më dot as vetë kryeministri që tashmë është kapur pas numrave sepse nuk ka asnjë moral apo fabul politike.

Askush sot nuk i merr seriozisht deklaratat e kryeministrit Rama se largimi i tij nënkupton qametin për Shqipërinë apo fundin e ëndrrës së saj evropiane. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë qytetarët po e kuptojnë se qameti dhe fundi i ëndrrës Evropiane i afrohet vendit sa më gjatë Rama vazhdon në pushtet.

Previous Post

Konferenca e OKB për Klimën mbyllet pa marrëveshje, përplasjet për karburantet fosile bllokuan negociatat në Turqi

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

November 22, 2026
Konferenca e OKB për Klimën mbyllet pa marrëveshje, përplasjet për karburantet fosile bllokuan negociatat në Turqi

Konferenca e OKB për Klimën mbyllet pa marrëveshje, përplasjet për karburantet fosile bllokuan negociatat në Turqi

November 22, 2026
Modernizimi i sistemeve, SHBA paralajmëron për ndërprerje të reja teknologjike

Modernizimi i sistemeve, SHBA paralajmëron për ndërprerje të reja teknologjike

November 22, 2026
Tragjedi në Itali! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe tre fëmijë

Tragjedi në Itali! 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, plagosen edhe tre fëmijë

November 22, 2026
“Rockstar Games” publikon shifrat, GTA VI arkëtoi 3.79 miliardë $ në ditën e parë

“Rockstar Games” publikon shifrat, GTA VI arkëtoi 3.79 miliardë $ në ditën e parë

November 22, 2026
Plagosja me thikë në Korçë, dëshmia e 30 vjeçarit: U godita nga disa persona (EMRI)

Plagosja me thikë në Korçë, dëshmia e 30 vjeçarit: U godita nga disa persona (EMRI)

November 22, 2026
Kreu i AfD kërkon largimin e 2.6 milionë emigrantëve nga Gjermania

Kreu i AfD kërkon largimin e 2.6 milionë emigrantëve nga Gjermania

November 22, 2026
Tre mjete fluturuese ruse ranë në territorin polak, NATO mblidhet me urgjencë pas incidentit ajror

Tre mjete fluturuese ruse ranë në territorin polak, NATO mblidhet me urgjencë pas incidentit ajror

November 22, 2026
Analiza/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Analiza/ Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

November 22, 2026
Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

Skandal në futbollin shqiptar, lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit!

November 22, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL