Futbolli rumun është në zi pas ndarjes nga jeta të Dudu Georgescu-t, një prej sulmuesve më të mëdhenj në historinë e këtij vendi. Ish-futbollisti ndërroi jetë të dielën, më 22 nëntor, në moshën 76-vjeçare, në Kanada, ku jetonte prej vitesh.

Georgescu do të kujtohet veçanërisht për arritjen e jashtëzakonshme në futbollin evropian, ku fitoi dy herë Këpucën e Artë, trofeun që i jepej golashënuesit më të mirë të kampionateve kombëtare në Evropë.

Ish-sulmuesi rumun e fitoi këtë çmim për herë të parë në sezonin 1974/1975, ndërsa e përsëriti suksesin dy vite më vonë, në sezonin 1976/1977. Një rekord që e vendosi mes emrave më të spikatur të futbollit të asaj periudhe.

Largimi i tij në moshën 76-vjeçare shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të historisë së futbollit rumun, ndërsa emri i Dudu Georgescu-t do të mbetet i lidhur me një prej arritjeve më të mëdha individuale në futbollin evropian.

Top Channel